Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani mohojnë akuzat

gjykata-e-krimeve-te-renda

Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmoi masën e arrestit me burg edhe ndaj dy të arrestuarve më të fundit të dyshuar si pjesë e grupit që grabiti 3.2 milionë dollarë në rrugën e Rinasit, paraditen e 9 shkurtit.

Ditën e djeshme përballë togave të zeza Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Murataj, i cili është ende në kërkim policor, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Nga ana tjetër prokuroria dyshon se ai ka informuar pjesën tjetër të grupit për lëvizjet e vlerave monetare, ndërsa Murataj e ka shfajësuar veten duke pohuar para trupës gjyqësore se ditën e ngjarjes ka qenë tek dentisti për të rregulluar dhëmbët.

Ndërkohë, i arrestuari tjetër, Dritan Sinani ka heshtur para gjykatës, edhe pse ai dyshohet se ka qenë shofer në njërin prej mjeteve të grabitësve. Deri më tani numri i të dyshuarve për grabitjen e rreth 7 milionë eurove ka shkuar në tetë, ndërsa vazhdojnë të jenë në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Njëri nga të kërkuarit që mendohet se është kreu i grupit është Admir Murataj, ndërsa tjetri është Klement Çala, i cili prej muajsh po gjykohet në mungesë edhe në një çështje tjetër, që e akuzon atë për ngjarjen në burgun e Trikallas, gjatë arratisjes së tetë të dënuarve në 2013.

Në sajë të operacionit policor të koduar me emrin “Patriot”, i pari që përfundoi në prangat e policisë ishte Fation Xhyliu dhe sipas prokurorisë ky i fundit pranoi të tregojë emrat e personave të përfshirë në 2 grabitjet e rreth 7 milion eurove në 2015 dhe 2017. Më pas në pranga përfunduar Ditjon Memlika, Ernest Kupa, Dash Kupa dhe Neim Avdulaj.

Disa ditë më vonë policia arrestoi edhe Admir Çerpjen, i cili pranoi të bashkëpunojë më prokurorinë duke zbardhur edhe rolet e anëtarëve të bandës dhe tre ditë më parë u arrestuan edhe Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani duke çuar në 8 numrin e të prangosurve, ndërsa në kërkim mbetet Admir Murataj dhe Klement Çala.

Ditën e djeshme, Dash Kupa kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh dhe për këtë togat e zeza e lanë sërish në burg.

Shkruar Nga
More from Revista User

ISIS komenton zyrtarisht Trumpin

Shteti Islam të martën ka komentuar për herë të parë që nga...
Read More