Gjykata nuk regjistron zgjedhjet në FSHF, reagon Fino: Drejtësia triumfoi

Pas dënimit drastik të klubit Skënderbeu nga UEFA, këtë herë është vetë FSHF që merr lajm të keq për Asamblenë Zgjedhore në FSHF, zhvilluar më 7 shkurt.

Burime zyrtare në Gjykatën e Tiranës i thanë “Panorama Sport” pak më parë se nuk i ka regjistruar zgjedhjet në Federatë, që rikonfirmuan Armand Dukën si president.

Gjykata ka konstatuar shkelje me listën e anëtarëve që votuan më 7 shkurt.

Në këto kushte, Gjykata e Tiranës vendosi për të mos regjistruar vendimet e Asamblesë së 7 shkurtit, si për kreun e FSHF-së, ashtu edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Ndërkohë, kandidati rival i Dukës, Bashkim Fino, ka konfirmuar ankesën në KAS-in e Lozanës.

Ish-kandidati, Bashkim Fino, ka reaguar pas lajmit se gjykata nuk ka regjistruar zgjedhjet për president të FSHF-së.

“Ish-kandidati për kreun e FSHFPasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore.

Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018. 

Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit. 
Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme.


Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Për një futboll të pastër dhe të drejtë!” shkruan ai në FB.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Mos më shih në fytyrë… Do të vras po ma përmende emrin”

    Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për vrasjen...
Read More