Gjykata rrëzon kërkesën e Mark Frrokut për riekspertim të pasurisë

mark-frroku-3-620x465-620x380

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Mark Frrokut për riekspertimin kontabël të pasurisë. Frroku pretendonte se ekspertja ka konflikt interesi, pasi është punonjëse e Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjithashtu, Mark Frroku pretendon se ekspertja nuk ka licencë për riekspertimin e pasurisë.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Mark Frroku nuk justifikon pasurinë e tij në vlerën e mbi 2 milionë dollarëve.

Ndërkohë, rreth një javë më parë, në Gjykatën e Krujës ka nisur procesi ndaj Durim Bamit, i bashkëpandehur me Mark Frrokun dhe Tom Doshin, të akuzuar për deklarim të rremë në lidhje me një skenar për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe deputetit tjetër Mëhill Fufi. Bami akuzohet në procesin e Krujës për pastrim parash, pasi dyshohet që nëpërmjet kontratave për shitblerje dhe dhënie me qira apartamentesh ka tentuar të justifikojë të ardhura që nuk u dihet burimi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re,...
Read More