Gjykata turke liron tetë aktivistë të akuzuar për terrorizëm

Tetë aktivistë të të drejtave të njeriut, të akuzuar nga drejtësia turke për terrorizëm, janë liruar deri në pritje të aktgjykimit.

Gjykata në Stamboll, të mërkurën vonë, ka urdhëruar lirimin e aktivistëve – në mesin e tyre drejtori i degës lokale të organizatës Amnesty International, një shtetas gjerman dhe një suedez.

Ata janë në mesin e 11 aktivistëve që përballen me 15 vjet burgim nën akuzat se kanë bërë përpjekje të krijojnë “kaos në shoqëri” dhe të ndihmojnë një “organizatë të armatosur terroriste”.

Dy të pandehur tjerë janë liruar më herët deri në pritje të gjykimit.

Kreu i Amnesty International në Turqi, Taner Kilic, po mbahet ende në paraburgim në qytetin Izmir.

Të gjithë të akuzuarit i mohojnë akuzat kundër tyre.

Rastet i kanë rritur shqetësimet për lirinë e shprehjes në Turqi, e cila vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme që nga përpjekja për grushtshtet në korrik të vitit të kaluar.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA: Është zbutur qëndrimi për pretendimet e Trumpit për përgjim

Shtëpia e Bardhë duket se e ka zbutur qëndrimin e saj për...
Read More