Gjykata vendos arrestimin e Xhelilit! Shkarkimi shkon në Kushtetuese



tefta xheliliGjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, i cili u përfshi në një videoskandal të publikuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një kontrate pune.

Masa e arrestit me burg për Shukri Xhelilin u mor me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vendimi u ekzekutua nga Policia e Shtetit.

Mbi ish-kryebashkiakun Xhelili rëndojnë tre akuza, marrëdhënie seksuale duke shpërdorur detyrën e mbetur në tentativë, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv e personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar në Kodin Penal.

Ndërkohë sipas TCH, Kushtetuta i jep të drejtë një kryetari bashkie që të ankimohet brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese, nëse kundër tij ka një vendim për shkarkim.

Dhe këtë të drejtë, Shukri Xhelili, kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Dibrës, pavarësisht skandalit mesa duket do ta përdorë.

Në Gjykatën Kushtetuese nuk është depozituar ende ankimimi, por Shukri Xhelili, i shkarkuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit, konfirmoi për Top Channel se kjo do të ndodhë brenda afatit kushtetues.

Çfarë përfiton ai?

Shukri Xhelili nuk ka dalë vetë publikisht të komentojë videon, ku firmos një kontratë pune për një 20-vjeçare, me të cilën kishte marrëdhënie intime.

Por, duke u ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, Shukri Xhelili minimalisht pezullon përkohësisht vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, siç thuhet në nenin përkatës të Kushtetutës.

Një burim zyrtar në Gjykatën Kushtetuese tha për Top Channel se, gjykata është e predispozuar të vendosë shpejt, për shkak të interesit publik që ka çështja dhe afateve kohore për zhvillimin e zgjedhjeve.

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese ndikon edhe në shtyrjen e shpalljes së datës së zgjedhjeve, për shkak se duhet pritur një vendim i Kushtetueses për ndërprerjen ose jo të mandatit.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Shaban Sinani për Eposin: I padeformuar nga diktatura, referencë françeskanët dhe kërkimet e reja

Me asnjë mbështetje financiare nga të dyja shtetet Kosova dhe Shqipëria është...
Read More