Goditet mafia shqiptare në Spanjë, kapet 1 ton kokainë

Autoritetet spanjolle i kanë dhënë një goditje të fortë mafias shqiptare në Madrid, raporton Tv Klan.

Në një operacion të policisë vendase në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europol, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie rekord kokaine prej 1 ton, si dhe një shumë prej 1.550.000 eurosh. Në pranga përfunduan 5 persona, mes tyre edhe lideri i këtij grupi kriminal.

Sipas mediave spanjolle, ata transportonin sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia për në Spanjë me fluturime charter, duke u hequr sikur ishin një kompani që ofronte transport.

Agjentët e policisë spanjolle sekuestruan në total 790 pako me kokainë, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.

Hetimet për këtë organizatë kriminale nisën në nëntor, kur autoritetet zbuluan ekzistencën e saj, e cila mësohet që bazën e kishte në Shqipëri dhe operonte në Spanjë.

Shqiptarët transportonin sasi të mëdha kokaine që vinte nga Kolumbia me anë të avionëve të vegjël. Ata e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.

Në mesin e 5 të arrestuarve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë 2 shqiptare, 2 spanjollë, si dhe liderin e organizatës, me kombësi kolumbiane.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Interpelanca”, Nikolla: Problemet e Universitetit të Tiranës janë probleme të brendshme

  Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është thirrur në interperlancë këtë të...
Read More