Goditja “e fundit” për të rimarrë qytetin e Rakas

Forcat siriane të mbështetura nga SHBA-të, kanë nisur ofenzivën e tyre “të fundit” për të çrrënjosur, militantët ekstremistë, Shteti Islamik (IS), nga pjesa veriore e qytetit sirian të Rakas.

Forcat Demokratike Siriane ( SDF), kanë thënë se ofenziva ka nisur pas marrëveshjes për “të evakuar civilët e mbetur në qytet dhe për t’u siguruar e 275 mercenarët dhe familjet e tyre do të dorëzohen”.

Ende nuk është e qartë sa militantë janë në qytet, të cilët SDF-ja po i lufton me muaj.

Zëdhënësi i SDF-së, Talal Silo, ka thënë se rreth 90 përqind e Rakas është çliruar. Ai shtoi se luftëtarët e IS-it po tregojnë rezistencë të dobët në shumicën e lagjeve në qytet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këto stilime flokësh ju bëjnë të dukeni më të vjetër

Në ditët që ne kemi ndonjë takim të rëndësishëm, bëjmë çmos që...
Read More