Google mirëpret studentin e parë shqiptar



googleMund të jetë një arritje e vogël, por fakti që theksohet nga vetë gjigandi Google, tregon diçka.

Çdo verë, shumë studentë preferojnë që të ndjekin shkollat verore.

Google organizon një të tillë, të quajtur “Summer of Code”, për studentët më të mirë.

Projekti mbledh bashkë zhvilluesit e të ardhmes për projektet e burimeve të hapura.

Jo vetëm mësojnë, por edhe kontribuojnë për projektet gjithashtu.

Për herë të parë në vitin 2016, mes 1200 studentëve nga mbarë bota, do jetë edhe një student shqiptar.

Google e ka theksuar këtë, duke i uruar mirëseardhjen atij.

Por nëse mendoni se në vend të parë janë studentët amerikanë, gaboheni.

Ndiqni më poshtë listën:

Shqipëria 1
Algjeria 1
Bosnja 1
Kamboxhia 1
Kamerun 1
Estonia 1
Guatemala 1
Lituania 1
Luksemburg 1
Maqedonia 1
Paraguaj 1
Tajlanda 1
Uruguaj 1
Venezuela 1
Bullgaria 2
Kroacia 2
Danimarka 2
Hong Kong 2
Izraeli 2
Kazakistani 2
Meksika 2
Zelanda e Re 2
Filipinet 2
Serbia 2
Afrika e Jugut 2
Zvicra 2
Argjentina 3
Armenia 3
Finlanda 3
Irlanda 3
Kenia 3
letonia 3
Sllovakia 3
Pakistani 4
Sllovenia 4
Vietnami 4
Bjellorusia 5
Belgjika 5
Suedia 5
Australia 6
Çekia 6
Koreja e Jugut 6
Hungaria 7
Portugali 7
Singapori 7
Tajvani 7
Holanda 9
Egjipti 10
Greqia 10
Japonia 12
Turqia 12
Ukraina 13
Britania 18
Austria 19
Franca 19
Brazili 21
Kanadaja 23
Italia 23
Polonia 28
Rumania 31
Spanja 33
Kina 34
Rusia 52
Sri Lanka 54
Gjermania 66
SHBA 118
India 454
Total 1191
loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Ja ushqimet verore që duhet t’i konsumoni patjetër

Dietologët sugjerojnë një listë me 22 ushqime, të cilat ndihmojnë në hidratimin...
Read More