Grabisin nën kërcënimin e armëve karburantin në Durrës, asnjë i ndaluar

maska-grabitje

Një pikë karburanti në qytetin e Durrësit ka rënë pre e një grabitjeje të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës u kanë rrëmbyer xhiron ditore rojeve të një pike karburanti në afërsi të mbikalimit të Fllakës. Sipas policisë bregdetare mësohet se grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 02:50 minuta të mëngjesit të djeshëm dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarjedhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, mësohet se janë marrë në pyetje edhe punonjësit e karburantit dhe sipas dëshmisë së tyre përballë oficerëve të policisë gjyqësore ata kanë deklaruar se, grabitësit kanë arritur të marrin rreth 150 000-200 000 lekë të rinj. Më pas autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Ford”. Ndërsa burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se, menjëherë pas ngjarjes, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Ende nuk dihet asgjë për identitetin e tyre.

Ndërsa policia e Durrësit njoftoi zyrtarisht se, më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, minuta tre persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme tip pistoletë, i kanë marrë xhiron ditore, rojeve të një karburanti, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000 -200 000 lekë. Më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kohët e fundit pikat e karburantit kanë qenë objekt i grabitësve, pothuajse në të gjithë vendin. Dy muaj më parë në kryeqytet një 21-vjeçar punonjës i Gardës së Republikës, përfundoi në pranga pasi policia dokumentoi të paktën 4 grabitje karburantesh, të cilat i riu i kryente nën kërcënimin e armës së shërbimit. Kështu më 18 tetor të këtij viti në pranga përfundoi Geraldo Guci, 21-vjeç, banues në Tiranë pasi, policia akuzon këtë të fundit se brenda një muaji ka grabitur 4 pika karburanti duke marrë 85 mijë lekë dhe një “iPhone” 4. Ndërsa ngjarja me e rëndë është ajo e 6 tetorit të këtij viti pasi, gjatë grabitjes së një pike karburanti në Sarandë u vra roja Artan Hoxha. Ndërsa policia prangosi vetëm pak ore pas ngjarjes 27-vjeçarin Arqile Koçi. Ky i fundit pasi ekzekutoi me çifte rojen e karburantit mori nga arka 60 mijë lekë të reja dhe më pas u largua me një motor me të cilin udhëtonte.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin...
Read More