Grabitësi më thasët e parave hipi në një makinë luksoze, të tjerët u larguan me furgon

auto_makina_e_grabitur_31486651666

Vazhdimisht dalin detaje të reja për grabitjen e parave të bankës në rrugën e Rinasit. Pasi morën 10 thasë me rreth 2 milionë euro, grabitësit u larguan me shpejtësi dhe më pas dogjën dy fuoristradat e tyre në urën e Limuthit.

Prej këtej ata u larguan me makina të tjera. Gazetari Artan Hoxha i Neës24 thotë se njëri prej autorëve më pas hipi në një makinë luksoze së bashku me shumën e madhe të parave. Kurse grabitësit e tjerë u larguan me një mjet të dyshuar furgon që mendohet se është i njëjti i përdorur edhe në grabitjet e mëparshme.

Postblloqet e ngritura në aksin e Rinasit dhe zona të tjera përreth dështuan për të zbuluar se në çfarë drejtimi u arratisën grabitësit. Policia ende nuk ka asnjë informacion rreth identitetit të tyre dhe vendndodhjes së mundshme.

Gazetari Hoxha deklaroi gjithashtu se njëra nga fuoristradat që u përdorën në grabitje, mjeti tip “Jeep” ishte i modifikuar me shufra hekuri në pjesën e përparme të saj. Kjo fuoristradë përplasi qëllimisht njërin prej blindave që po transportonte paratë, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e përparme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Serish beqare

Aktorja Jennifer Lawrence (27) i ka dhënë fund lidhjes së saj me...
Read More