Grabitet banesa e deputetit të PS, autorët morën sendet me vlerë

1425136533koplikuu

Banesa e deputetit socialist Namik Kopliku është grabitur nga persona ende të paidentifikuar. Sipas informacioneve të para mësohet se autorët kanë shqyer derën e banesës dhe më pas kanë marrë bizhuteri dhe sende me vlerë.

Bëhet fjalë për banesën që deputeti i qarkut të Shkodrës ka në rrugën “Myslym Shyri”, zonë të cilën e mbulon Komisariati i Policisë numër 3. Nuk dihet ende nëse autorët kanë marrë para nga banesa. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka mbledhur të gjitha provat për identifikimin e autorëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Historia frymëzuese e 45-vjeçarit rrobaqepës

45-vjeçari ka një histori frymëzuese. Ai ka sfiduar mosmarrëveshjet duke u bërë...
Read More