Grabitet çifti i të moshuarve

Një çift të moshuarish në Vlorë është grabitur gjatë natës nga tre persona të paidentifikuar.

Ka qënë vetë R. O, 81 vjeç që ka bërë denoncimin në polici. Ai tha se në shtëpinë e tij në lagjen “1 Maji”, ku 81-vjeçari ndodhej vetëm me bashkëshorten S.O, 75 vjeçe, kanë hyrë tre shtetas ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë në banesë disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Taulant Xhaka publikon imazh intim me të fejuarën

Mesfushori shqiptar i Bazelit, Taulant Xhaka në fillim të këtij viti u...
Read More