Grabitet një tjetër bankë, zbrazet makina e mbushur me para në rrugën Tiranë- Rinas

20160322063848

Një makinë e mbushur me paratë e një banke private të nivelit të dytë është grabitur mesditën e sotme. Makina është grabitur në rrugën Tiranë-Rinas.

Dëshmitarë që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se ka pasur krisma armësh gjatë grabitjes, ndërsa punonjësit e policisë private kanë rezistuar, por në fund janë dorëzuar.

Paratë mësohet se i përkisnin një banke të nivelit të dytë dhe po dërgoheshin për në aeroportin e Rinasit, për tu dërguar jashtë.

Policia ka ngritur postblloqe për të kapur grabitësit.Policia ka ngritur postblloqe për të kapur grabitësit. Por si përherë, grabitësit kanë mundur që të largohen dhe të shpëtojnë.

Ata e kanë djegur makinën me të cilën udhëtonin në zonën e Urës së Limuthit, duke i humbur të gjitha gjurmët.

Shkruar Nga
More from Revista User

Disa gjëra që nuk i keni ditur për marrëdhënien e Jolie-Pitt

Edhe pse divorci i Jolie dhe Pitt ka tronditur të gjithë botën,...
Read More