Grabiti makinën e parkuar në banesë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari

policia-e-tiranes-maj-2015_2

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 32 vjeçar, pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë tip Mercedez Benz, një portofol me dokumente si dhe 200 euro.

Në pranga ka rënë Amarild Muka, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

“Në orët e para të mëngjesit, ky shtetas dyshohet të ketë hyrë në banesën e shtetasit A. R., 36 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i ka marrë portofolin brenda të cilIT dispononte dokumenta të ndryshëm, 12000 Lekë dhe 600 Euro, si dhe ka marrë çelsat e automjetit tip Mercedes Benz. Më pas ka marrë automjetin e parkuar në oborrin e banesës duke u larguar me të”-thuhet në njoftimin e policsë.

Nga hetimet e kryera nga Specialistët e Komisariatit Nr 3, kanë arritur të identifikojnë autorin e kësaj ngjarje dhe kapjen e tij në flagrancë në autostradën Mamurras – Laç, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– Një automjet tip Mercedes Benz
– Një portofol me dokumenta të shtetasit A.R.
– 200 €

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Shkruar Nga
More from Revista User

A mund të kemi një dashuri me urrejtje?

Një lidhje dashuri-urrejtje mund të jetë e egër, emocionuese dhe plot pasion....
Read More