Grabitja e bankave/ 2 autorët e arrestuar ishin komando në Avganistan

rinas2

Mësohet se dy prej autorëve të grabitjes së 3.2 milionë euro në Qafën e Kasharit të enjten e kaluar, kanë qenë komando shqiptarë në Afganistan.

Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj janë dy ish-komandot të cilët kanë shërbyer atje nën misionin e NATO.
Memlika, 31-vjeç i lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë dhe Avdulaj, 28 vjeç, i lindur në Vlorë dhe banues gjithashtu në Tiranë, së bashku me grupin kriminal, kanë regjistruar të paktën dy grabitje spektakolare të makinave që transportojnë paratë e bankave.

Grabitja e 3 dhjetorit të vitit 2015 te Kthesat e Kasharit dhe ajo e 9 shkurtit të këtij viti pothuajse në të njëjtin vendin, sipas policisë mbajnë autorësinë e grupit të ish-komandove.

Ende është e paqartë nëse ish-komandot grabitës ishin në rezervë, apo janë liruar nga detyra për arsye të ndryshme.

Dy ish-komandot e arrestuar

• Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake

• Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Evropa akuzohet për abuzimin e emigrantëve

Një ndër organizatat kryesore humanitare e ka akuzuar Bashkimin Evropian për bashkëfajësi...
Read More