Grabitja e milionave në Rinas, policia zbardh kronologjinë e ngjarjes

policia2015

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për grabitjen spektakolare të parave në rrugën e Rinasit, ku u morën rreth 2 milionë Euro.

Në njoftim sqarohet kronologjia e ngjarjes por nuk specifikohet shuma e parave të grabitura, pasi ende nuk dihet saktësisht.

Gjithashtu, nuk është e qartë se sa grabitës kanë qenë. Blutë e kryeqytetit sqarojnë se nga njëra makinë dolën dy grabitës, kurse nga automjeti i dytë nuk përcakton shifër.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës:

Ne oren 13 :10 njofton patrulla e policise se mjetet e blinduara te Shoqerise Private sigurise fizike kane kaluar ne drejtim te Rinasit .

Ne oren 13:24 ,ka ardhur telefonatë te numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë .

Me marrjen e njoftimit patrulla e policise eshte nisur në drejtim te vendit ku eshte marre telefonata.

Sqarojme se në mes te rruges eshte konstatuar trafik nga patrulla dhe jane detyruar te lene makinen dhe te shkojne me kembe ne drejtim te Universitetit Epoka.

Ne oren 13 :29 shkon shefi i Komisariatit Vore ne vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.

Ne orën 13 :34 ka ardhur një tjetër telefonatë , nga punonjësi i firmës private i cili ka kërkuar ndihmë policore.

Ne oren 13 :35 patrulla e policise mberrin ne vendngjarje dhe ka marre kontakt me drejtuesin e mjetit te shoqerise fizike.

Ata I kane spjeguar oficerit te patrulles pergjithshme lidhur me ngjarjen.

Sqarojme se nga Salla Operative e shoqerise perkatese nuk eshte dhene asnje njoftim mbi ngjarjen e ndodhur ne sallen operative te Drejtorise Vendore Policise Tiranës.

Ne vendngjarje jane konstatuar dy automjete të pershtatura si te blinduara të një shoqërie private, që po transportonin në drejtim të Rinasit vlera monetare.

Në këtë aks rrugor këtyre mjeteve u është ndërprerë rruga nga një automjet tip fuoristradë duke e goditur furgonin e blinduar të shoqërisë private dhe prej tij kanë dalë dy persona të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë.

Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë te shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit e shoqërisë private të cilët ndodheshin në të.

Pasi kanë marrë sasinë e parave , ata janë larguar me të dy automjetet e tyre.

Sqarojme se automjetet e shoqerise fizike te pershtatur si mjet i blinduar jane demtuar nga autoret ne pjesen e pasme duke perdorur mjet prerese te dyshuar motosharre dhe marre me pas shumen e parave.

Gjithashtu eshte konstatuar se kamerat e mjeteve te pershtatura si blind kane qene te fikura dhe GPS nuk ka qene I vendosur ne thaset e parave por ne nje thes I cili u gjet I vendosur poshte sediljes se shoferit.

Në vendngjarje janë fiksuar gëzhoja .

Nga shërbimet policore , janë konstatuar/gjetur dy mjete që po digjeshin pranë disa banesave , në vendin e quajtur “Rruga e Hajdutëve” në Fushë Prezë.

Nga verifikimi i kryer dyshohet se këto mjete të jenë të autorëve, të përdorura në vendngjarje.

Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende e papërcaktuar.

Si rrjedhoje jane arrestuar shtetasit :

Xhelil Metaj , 43 vjeç punonjes SHPSF,

Gentian Dedja , 31 vjeç punonjes SHPSF,

Perparim Logu , 39 vjeç , punonjes SHPSF,

Endrit Daçi, 31 vjeç , shofer I shoqerise,

Dashamir Balla, 42 vjeç shofer I shoqerise.

Vazhdojnë hetimet per dokumentimin e plote te ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Makbethi”, edhe një vonesë e vogël

Tragjedia e Makbethit duhet të presë edhe dy javë për t’u ngjitur...
Read More