Grabitja me armë dhe plagosja e policit/“Arrest me burg” 20-vjeçarit në spital



gjykata-e-krimeve-te-renda

Gjykata e Krimeve te Rënda i komunikojnë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në spital 20-vjeçarit Aldi Lleshi i cili një ditë më parë u përfshi në krimin e grabitjes me armë dhe plagosjes së efektivit të policisë Nikolin Gjergji.

Lleshi nuk ka kundërshtuar akuzën e prokurorisë ndërsa ka pranuar se gjithcka e ka kryer vetëm për të grabitur automjetin dhe jo të qëllonte ndaj policit që po e ndiqte për ta kapur.

Përballja me drejtësin e 20-vjeçarit këtë herë do të jetë e vështirë pasi ndaj tij rëndon akuza e grabitjes, armbajties dhe tentativës së vrasjes me pasojë plagosjen ndaj efektivit të policisë.

Për arrestimin e Lleshit u angazhua dhe reparti Renea ndërsa neutralizimi i tij u bë vetëm pasi ai u plagos me snajper në këmbë e më pas u arrestua.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Natë prangash, banori: Do djegim komisariatin e Kukësit nëse…

E paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, se protesta në ”Rugën e Kombit”...
Read More