Grabitja me armë, policia: Një grup i ri kriminal po vepron në Shkodër

Policia e Shkodrës nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth grabitjes së një dite më parë të ndodhur në fshatin Dobraç i Ri, megjithatë detaje të reja mësohen nga këto burime. Burime policore thanë se hetimi është në rrugë të mbarë, teksa dyshohet se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal të ri, të shfaqur së fundmi në metropolin verior.

Kjo për faktin se policia beson se ka goditur grupet e mëparshme që kishin kryer një seri vjedhjes nëpër banesa.

Mësohet se një grup i posaçëm hetimor i kryesuar nga prokurorë të çështjes po merret me kryerjen e veprimeve për të çuar në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të cilët qarkullojnë me një Alfa Romeo me të cilën kryen grabitjen.

Policia po tregohet e kujdesshme ndërkohë që ka indicie të forta se autorët kanë bashkëpunuar me persona që banojnë në atë zonë, të cilët dyshohet se kanë shkëmbyer informacione mes tyre.

Kjo për faktin se gjatë marrjes në pyetje nga ana e oficereve të policisë gjyqësore një prej personave të dyshuar që mund të ketë lidhje ka shfaqur disa momente kontradiktore nga ato çfarë ka deklaruar më herët.

Ndërkohë mbrëmë shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrjet e daljet e qytetit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Cappadocia, hotele luksi brenda një shpelle

Cappadocia është një rajon në Turqinë qëndrore, shumë e famshme për pamjet...
Read More