Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj u shpreh gjatë një konference për shtyp këtë të hënë se hetimet për identifikimin e autorëve të grabitjes në pistën e aeroportit të Rinasit kanë shënuar hapa para.
I pyetur nëse është zbuluar identiteti i një prej autorëve, Hodaj tha se ka të dhëna domethënëse në këtë drejtim, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
“Kur them janë bërë hapa domethënëse besoj se hetimi ka përparuar”, u shpreh Hodaj.