Grace Kelly, Princesha e bukur e Monakos

 

Si një prej yjeve më të mëdhenj të epokës, Princesha Grace- e cila ishte e njohur në të gjithë botën si yll kinemaje- në fakt, nuk ishte një nuse tipike mbretërore. Dhe as aksesorët e saj të dasmës nuk ishin të tillë.

Në vend të diademës tipike, Princesha Grace ka përdorur një kurorë me rruaza ngjitur pas vellos në dasmën madhështore me Princin Rainier të Monakos më 18 prill, 1956.

Mbi kurorë ishte vendosur një shtresë dantelle me perla, zbukuruar me lule.

Ndërkaq, ajo nuk ishte një kurorë tipike mbretërore me diamantë, edhe pse përpjekja ishte për t’i ngjarë një të tille.

Grace Kelly konsiderohej si një prej yjeve më të mëdhenj të epokës. por ajo braktisi kinemanë për dashurinë me Princin Rainier të Monakos më 18 prill, 1956.

Ajo ishte dhe ndër femrat më të bukura të kohës, por edhe të të gjitha kohërave.

Grace Kelly vdiq në rrethana misterioze më 14 shtator 1982, pasi një jetë të tërë luftoi krah bashkëshortit të saj për Monakon.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i dashurisë, çfarë ju pëlqen në dashuri sipas shenjës tuaj

Ekzistojnë shumë pozicione seksuale, për të gjitha shijet. Horoskopi na ndihmon të...
Read More