Gratë janë drejtuese më të mira se burrat, studimi që përmbys klishetë

Ka dy herë më shumë burra të quajtur John, sesa ka gra që udhëheqin 100 kompanitë më të mira. Një studim i ri ka arritur në përfundimin se gratë janë më të përshtatshme për udhëheqje sesa burrat.

Studimi, i udhëhequr nga Profesor Øyvind L. Martinsen, kreu i Lidershipit dhe Sjelljes Organizative në BI Business School në Norvegji, vlerësoi personalitetin dhe karakteristikat e rreth 3,000 menaxhereve.
Gratë kanë dalë mbi meshkujt në katër nga pesë kategoritë e studiuara: iniciativa dhe komunikimi i qartë; hapja dhe aftësia për inovacion; shoqërueshmëria dhe përkrahja; dhe menaxhimi metodik dhe përcaktimi i qëllimeve.

Megjithatë, burrat duket se janë më të mirë se gratë në trajtimin e stresit në punë dhe kanë nivele më të larta të stabilitetit emocional.

“Bizneset duhet gjithmonë të kërkojnë të tërheqin klientët dhe të rrisin produktivitetin dhe fitimet. Rezultatet tona tregojnë se gratë në mënyrë të natyrshme janë më lartë, në përgjithësi, sesa burrat, në aftësitë e tyre për inovacion dhe për të udhëhequr me qartësi dhe influencë”, tha profesor Martinsen.

“Këto gjetje parashtrojnë një pyetje legjitime në lidhje me ndërtimin e hierarkisë së menaxhimit dhe shpërndarjen aktuale të grave në këto role”.

Shpresohet se rezultatet e studimit do të sfidojnë normat e punës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Papa Françesku paralajmëron kundër “terrorizmit të thashethemeve”

Papa Françesku foli me një grup priftërinjsh dhe murgeshash nga Bangladeshi lidhur...
Read More