Gratë komuniste shqiptare në ‘documenta 14’

Tri gra shikojnë me ngulm prej murit të galerisë – të gjalla, të vendosura dhe të mbushura me ndjenjën e punës së përbashkët. Njëra është brigadiere, tjetra punëtore e fabrikës dhe tjetra vullnetare rinore me shat në dorë. Janë piktura të realizmit socialist. Janë gra shqiptare të kohës së Enver Hoxhës, i cili krijoi një prej shoqërive më të izoluara në botë deri me vdekjen e tij në vitin 1985, shkruan Reuters duke i kushtuar paraqitjes shqiptare

Tri gra shikojnë me ngulm prej murit të galerisë – të gjalla, të vendosura dhe të mbushura me ndjenjën e punës së përbashkët. Njëra është brigadiere, tjetra punëtore e fabrikës dhe tjetra vullnetare rinore me shat në dorë. Janë piktura të realizmit socialist. Janë gra shqiptare të kohës së Enver Hoxhës, i cili krijoi një prej shoqërive më të izoluara në botë deri me vdekjen e tij në vitin 1985, shkruan Reuters duke i kushtuar paraqitjes shqiptare. Vizitorët në kryeqytetin grek rrallë kanë mundësi të shohin vepra arti të kohës së Hoxhës të ekspozuara jashtë shtëpisë së tyre të zakonshme, Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Portretet janë pjesë e “Documenta14”, ekspozitës me bazë në Kassel të Gjermanisë që lidhet me artin modern të Evropës perëndimore që këtë vit po mbahet edhe në Athinë. Qindra ekspozita të “Documenta 14” gjenden nëpër muzetë e qytetit grek deri në fund të muajit korrik, ndërsa portretet e tri grave gjenden në mesin e shumë të tjerave në Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor që gjendet në ndërtesën e vjetër, por të kujtuar se dikur ishte fabrikë birre.

Pikturat – ajo e Spiro Kristos e vitit 1976, Zef Shoshit e vitit 1969 dhe e Hasan Nallbanit e vitit 1968 – tërheqin secilin vizitor dhe shërbejnë si inspirim. Por ato ishin edhe politike, më shumë, se sa të pranueshme për Hoxhën, i cili “ndjeu” kërcënimin nga perëndimi, Rusia, Jugosllavia dhe gjithkund tjetër. Në një tjetër aspekt janë ikona moderniste për të vetmen shoqëri në botë, që zyrtarisht ishte ateiste. Ashtu siç kritiku i artit e kuratori, Edi Muka, thotë për punëtoren e fabrikës së Shoshit, “prezantimet e amësisë si bazë e rolit qendror të gruas në artin religjioz me shumë kujdes janë larguar”. Paranoja e kohës së Hoxhës gjendej gjithandej, prej vreshtave deri te parandalimi i armikut potencial, ku ndërtoi më shumë se 700 mijë bunkerë prej betoni në mbarë shtetin, të cilët ruheshin nga ushtarë në rast të ndonjë sulmi potencial. Prandaj edhe gjendja nuk ishte e lehtë për piktorët. Jo larg prej portreteve të tri grave është e varur piktura “Planting of Trees” e Edi Hilës, të cilin e kishte realizuar në vitin 1971. Paraqet njerëz të rinj të cilët janë shumë të lumtur teksa mbjellin pemë në shtetin e tyre. Ndoshta shumë të lumtur. Gati si një “vallëzim ekspresiv”, ashtu siç e përshkruan vetë piktori. “Vepra ime u largua nga konturat e realizmit socialist”, ka thënë Hila për “Reuters”. “Përgjithësisht në vepra të tilla pozitiviteti dhe heroi, janë në qendër…Struktura kompozicionale ishte ndryshe, prandaj edhe kjo lëndoi shijen e tyre”. Hila, i konsideruar se ka nevojë për riedukim, përfundoi duke u dënuar që të punojë si ngarkues në fermë të pulave. Pikturat e tij prej asaj kohe – që paraqesin një tjetër lloj të realizmit – janë po ashtu të ekspozuara në Athinë. Artistët që marrin pjesë në “Dokumenta 14” janë: Abdurrahim Buza (2 punë), Kel Kodheli, Hasan Nallbani, Spiro Kristo (2 punë), Sotir Capo, Arben Basha, Pandi Mele, Zef Shoshi, Gani Strazimiri, Androniqi Zengo Antoniu (3 punë), Foto Stamo, Hasan Reçi, Edi Hila dhe Llambi Blido. Gjithsej janë 18 vepra të 14 autorëve.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Night of a regime: Vendet e braktisura komuniste

Fotografi Antonio Fantasia prej vitit 2014 ka punuar mbi një projekt me...
Read More