Gratë me të zeza të Ramës



Kryeministri Edi Rama ishte ditën e djeshme në Vlorë.

Fillimisht për të dhënë disa dëmshpërblime në zonën e përmbytur të Novoselës.

Siç ndodh zakonisht, Rama u kujdes që të fotografohej pranë grave të moshuara të kësaj zone.

Janë të shumta fotot e Edi Ramës pranë grave me të zeza të Vlorës, si një djalë i mirë i këtij vendi.

Më pas shkoi në stadiumin e Vlorës, prej nga premtoi një stadium të ri.

Ai ndoqi ndeshjen e fundit të kampionatit, që u dha fitoren e gjashtë radhazi korçarëve të Skënderbeut.

Megjithatë gazeta pro-qeveritare, TemA, e akuzon se u bë dekor i një loje të pistë nga Armando Duka, kreu i FSHF.

Sipas tyre, ndeshja mes Flamurtarit e Skënderbeut ka qenë e kurdisur, pasi në momentet e fundit u ndryshua arbitri, duke dërguar në Korçë të preferuarin e Skënderbeut, Enea Jorgjin.

TemA thotë se Rama u bë dekor i kësaj ndeshje, duke u përdorur nga Duka që të japë idenë se ndeshja ishte e ndershme.

Rama1Rama2Rama3Rama4Rama5Rama6Rama7Rama8Rama9Rama10

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Dashamir Shehi: Dështimi i politikës, në të bërit shtet

Dashamir Shehi, në një rrëfim ndryshe për përpjekjet për të ndërtuar shtet...
Read More