Kryesore

Bushati shkon në Kakavijë: S’besoj se bllokimi është i qëllimshëm






               Publikuar në : 12:37 - 04/11/17 |
mapo.al

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka mbërritur në Kakavijë, atje ku po protestohet për bllokimin e pikës kufitare nga pala greke.


Qindra qytetarë shqiptarë kanë disa orë që presin në doganë për të kaluar kufirin ndërsa pala greke argumenton se ka një problem në sistemin e kompjuterave.

Ministri Bushati ka shkuar pranë protestuesve për t’i sqaruar ku dhe theksoi se nuk beson se bllokimi është i qëllimshëm.

“Nuk ka arsye që të jetë e qllimshme, jemi në kontakt me autoritet greke për të sqaruar situatën”, tha Bushati para protestuesve.

Bushatit i është bashkuar në këtyë takim edhe ministerja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila është deputete e listës së Gjirokastrës.

Protestuesit kërkuan zgjidhje të shpejtë nga ministri Bushati për të mundësuar qarkullimin normal të emigrantëve shqiptarë, drejt shtetit grek.

Bllokimi i pikës kufitare nga pala greke po shihet si një reagim të palës greke në shenjë hakmarrje për debatin që po zhvillohet për shembjen e disa ndërtimeve në Himarë.

Ndërkohë që autoritetet doganore të palës greke lejojnë të kalojnë kufirin vetëm personat me dokumente greke.



CLOSE
CLOSE
Pas