Greqi – Skafi me rreth 2 tonë kanabis, cilat janë gjetjet e reja

Ministria greke e marinës ka publikuar detaje lidhur me skafin italian që transportonte kanabis dhe që u ndalua para tri ditësh në ishullin Kithira.

Kështu, sipas autoriteteve greke, sasia precize e kanabisit është 1.831 kg, e paketuar në 84 paketa.

Eshtë gjetur edhe një thikë me gjatësi 32,5 centimetër, si dhe një armë Kallashnikov, me shenja të dukshme ndryshku, si dhe një krehër me 30 fishekë të kalibrit 7,62 mm.

20 fishekë të tjerë janë gjetur brenda një qeseje platike.

Dy personat që ndodheshin në bordin e skafit dhe u arrestuan. Një shtetas italian dhe një shqiptar, aktualisht janë në paraburgim në Pire, dhe do të dalin para hetuesit më 16 gusht.

Megjithë këmbënguljen e policisë gjatë hetimit paraprak, dy të arrestuarit nuk kanë treguar se cili ishte destinacioni i drogës, ndërkohë që mediat greke kanë spekuluar se droga destinohej për ishullin kozmopolit të Mykonos, apo madje edhe për në brigjet e Turqisë.

Disa orë pas ndalimit, policia bregdetare greke kishte njoftuar se skafi ishte nisur nga Italia dhe pasi kishte bërë një ndalesë në brigjet shqiptare, ku u ngarkua droga, vazhdoi lundrimin drejt Greqisë.

Skafi u ndalua të premten në mesditë pranë ishullit Kithira, në jug të Peloponezit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Art me paratë

Çdo kush ka lënë të paktën njëherë bakshish për kamerierin, por jo...
Read More