Greqi/ Sulmohet patrulla e policisë në Athinë, dy të arrestuar, njëri shqiptar

policia_greke_naten_37369

Mëngjesin e së dielës patrullat e policisë greke janë sulmuar në qendër të Athinës.

Sipas njoftimit zyrtar, grupe të rinjsh që mendohet se u përkasin formacioneve anarkiste, kanë hedhur bomba molotov kundër policëve, që patrullonin në afërsi të sheshit ‘Omonia’.

Nuk ka patur të lënduar, në kohën që policia ka arrestuar dy persona të moshës 20 vjeç. Njeri prej të arrestuarve është shqiptar, ndërsa tjetri grek.

Të dy ata do të dërgohen të dielën në prokurori.

Një tjetër sulm ndaj policisë është shënuar gjatë natës edhe në Selanik.

Një grup të rinjsh me fytyra të maskuara hodhën dy bomba molotov kundër skuadër së policëve që bënin shërbim në ruajtje të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë.

Pastaj ata u zhhdukën në rrugicat e ngushta përreth godinës së Konsullatës.

Nuk raportohen të dëmtuar, por as arrestime.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rezarta Shkurta do t’i rikthehehet muzikës

Rezarta Shkurta ka dhënë një lajm të rëndësishëm teksa ka postuar një...
Read More