Greqia iu dorëzon autoriteteve shqiptare dosjen me të gjitha krimet e “Eskobarit të Ballkanit”

balili1

Një dosje voluminoze i është dorëzuar autoriteteve shqiptare nga qeveria greke kundër Klement Balilit. Mësohet se materiale prej 2500 faqesh i është dorëzuar autoriteteve që më 12 nëntor, por në gjuhën greke.

Ky material i është dërguar Shqipërisë, pas letër porosisë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar autoriteteve greke para disa muajsh.

Por duke qenë se dosja është në gjuhën greke, i është dërguar Ministrisë së Brendshme, në mënyrë që ekspertët të bëjnë përkthimin korrekt të saj.

Pas kësaj, pritet që materiali t’i dorëzohet prokurorisë shqiptare paraditen e së mërkurës.
Kjo është hera e dytë që autoritete greke dërgojnë një dosje me dëshmi dhe fakte për vrasje, trafik drogë dhe njerëzish pranë institucioneve shqiptare, sa i takon Klement Balilit, por dosja e parë nuk u dërgua në Prokurori sepse Ministria e Drejtësisë nuk gjeti dot një përkthyes të gjuhës greke.

Klemend Balili u arratis nga Shqipëria në maj 2016, pasi policia greke lëshoi një urdhër arresti për të, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Prej më shumë se një viti ai u hetua nga policia greke, në bashkëpunim me shërbimet antidrogë amerikane dhe policinë shqiptare.

Balili akuzohet për krijimin e një organizate kriminale e cila trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Gjatë periudhës 2014-2016, policia greke, britanike dhe bullgare kanë sekuestruar rreth 2,4 ton marijuanë dhe 23 kilogramë kokainë të trafikuara nga organizata e drejtuar nga ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 3 mars 2017

Dashi - Për sa iu përket çështjeve te zemrës, gjithçka do ndryshoje...
Read More