Greqia ka mundësi për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin

Këtë vit, Greqia ka një dritare mundësie për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras në një koment për gazetën greke “Nea Selidha”.

“2018-a është një vit i rëndësishëm për Greqinë, jo vetëm se ne do ta dalim nga memorandumet e tetë viteve të kaluara, por sepse, në të njëjtën kohë, një dritare e re mundësie do të hapet për të zgjidhur çështjen e emrit”, deklaroi Cipras, i cituar nga kjo gazetë.

“Jam i bindur se ka ardhur koha për të marrë vendimet e duhura për të përligjur rolin e Greqisë si fuqi lider në Ballkan dhe si shtyllë e stabilitetit në rajon”, theksoi ai.

Cipras shtoi se vendi i tij por përballet me sfida ekonomike dhe gjeopolitike.

“Greqia duhet të konsolidohet me një karakter të ri dinamik si në ekonomi dhe në politikën e jashtme. Kjo i takon një vendi modern demokratik që investon në zhvillim, paqe dhe besim. Një vend që përparon dhe zgjidh problemet”, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras në një koment për gazetën greke “Nea Selidha”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arrestimi në “Myslym Shyri”/ Pse trafikantët flisnin me Blackberry dhe si e merrnin heroinën nga Turqia

Zbulohen të tjera detaje nga operacioni antidrogë që u zhvillua dje në...
Read More