Greqia merr masa të jashtëzakonshme në prag të vizitës së Erdogan


Gjatë vizitës historike në Greqi të enjten dhe të premten, policia Greke ka vendosur në gatishmëri 2 800 oficerë për ruajtjen e Presidentit turk. 

Gjithashtu, gjatë itinerarit, Erdogan do jetë nën ruajtjen e forcave speciale dhe agjentëve antieksploziv.

Çdo manifestim ose protestë është ndaluar në Athinë gjatë vizitës së Presidentit turk.

Erdogan do të shoqërohet nga 200 oficerë të forcave të sigurisë turke.

Ndërkohë, më shume se 60 oficerë turq janë vendosur në Athinë që ditën e hënë dhe 60 të tjerë në Komotini, ku Erdogan do takohet me përfaqësues të minoritetit Mysliman ditën e premte.

Masa të larta siguria janë vendosur edhe gjatë ditës nga policia greke. Shkak është bërë protesta në lidhje me 9-vjetorin e vrasjes së një studenti nga një agjent policie në 2008.

Mbi 2.500 oficere police janë caktuar për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë e kryeqytetit gjatë së mërkurës.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve ka zhvilluar takimet përfundimtare ndërmjet Forcave greke të Sigurisë dhe atyre turke ditën e martë.

Ky ishte edhe finalizimi i planit për vizitën e parë historike në Greqi të një Presidenti turk që prej 65-vitesh.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Një kopësht i bardhë për 20 vjetorin e vdekjes së Princeshës Diana

Princi William dhe Princi Harry do të bëjnë një vizitë të veçantë...
Read More