Greqia shet te Turqia një prej 8 puçistëve ushtarakë të arratisur

Zyra e Azilit e Greqisë pranoi kërkesën për azil edhe për një prej 8 puçistëve ushtarakë të arratisur në Greqi pas tentativës së organizatës terroriste FETO për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se komisioni i zyrës së azilit ka pranuar kërkesën për azil edhe për një prej 8 puçistëve ushtarakë të arratisur në Greqi.

Ndërkohë theksohet se ekziston mundësia që të lirohet nga stacioni i policisë ku mbahet në paraburgim një prej ushtarakëve puçistë emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Këshilli i Shtetit në Greqi edhe më parë kishte dhënë vendimin për lirimin e tij me kusht të puçistit Süleyman Özkaynakçı pas pranimit të kërkesës së tij për azil.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Festa e Pashkës, edhe ti mund ta përjetosh!

  Menjëherë kur dëgjojmë festa të Pashkës, mendojmë se është e atyre...
Read More