Greqia shton patrullimet në kufi… çfarë po ndodh?!

 

Tensionet janë shtuar mes Turqisë dhe Greqisë që prej ndalimit të dy ushtarëve grekë, të cilët kaluan ditë më parë kufirin veri-perëndimor të vendit për shkak të motit të keq. Në një shenjë të qartë të rritjes së shqetësimeve nga përshkallëzimi i situatës, Greqia ka vendosur të shtojë numrin e trupave patrulluese në kufi.

Deri më tani, zonën e patrullonin vetëm dy ushtarë, por nga këtej e tutje, atje do të vendosen 7 të tillë.

Në bazë të udhëzimeve të lëshuara nga Ministria Greke e Mbrojtjes, taktika të reja do të përdoren edhe në kundërpërgjigjen që do t’i jepet eventeve të ngjashme.

Drejtuesi i saj, Panos Kammenos deklaroi një javë më parë se dy ushtarët grekë po mbaheshin peng në Turqi, ndërsa të shtunën i tha të përditshmes franceze Liberation se Greqia është shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë.

“Deri më sot episode të tilla si kalimi aksidental i kufirit, ishin zgjidhur ndërmjet shtabeve të përgjithshme të dy vendeve. Të mos harrojmë se nuk bëhet fjalë thjesht për ushtarë grekë, pasi ata janë edhe ushtarë të BE-së e ushtarë të NATO-s, ndaj kjo çështje duhet të ishte zgjidhur paqësisht me Aleaten tonë të Aleancës veri-atlantike, Turqinë”,- tha Kammenos.

Kjo situatë, sipas ministri grek, tregon se vendi i tij është praktikisht në mëshirën e çdo incidenti që mund të ndodhë, në çdo moment edhe me rojat bregdetare, flotën etj.

Ai lëshoi dhe një paralajmërim për Ankaranë, i bindur se përmes shkeljes së hapësirës ajrore dhe asaj detare greke, ajo po përpiqet të ushtrojë presion mbi Europën.

“Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, i cili nuk është vetëm grek, por edhe evropian”,- deklaroi Kamenos.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Biçim romani i Virgjil Muçit

  Nga Edison Ypi - Nis e lexon biçim romanin e Virgjil Muçit....
Read More