Greqia thirrje Shqipërisë: Na mbytët me drogë, merrni masa

Sasitë e mëdha të drogës shqiptare që po përmbysin Greqinë, kanë alarmuar institucionet më të larta të këtij vendi. Shteti grek i kërkon zyrtarisht bashkëpunim shtetit shqiptar, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike të cilat vërshojnë drejt vendit të tyre.

Mediat greke raportojnë se këtë kërkesë e ka bërë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Toskas, në takimin me ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari.

Në kërkesë vecohet se se i nevojshëm është një bashkëpunim i ngushtë i organeve greke me ato shqiptare, për të frenuar trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi.

Ministri Toskas ka kërkuar që të intensifikohen kontrollet e autoriteteve shqiptare, në pikat doganore dhe jo vetëm, për të përballuar në mënyrë sa më efektive këtë problem teje serioz.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Plein Air 2”, çelet sot ekspozita me punimet e 12 peisazhistëve shqiptarë

Dymbëdhjetë artistët e grupimit “Artistët e Plein Air” çelin sot ekspozitën në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *