Grim për dimër

Si dëshironi të grimoheni? Keni rregulla të cilat i ndjekni apo sipas ndjenjave momentale dhe asaj për të cilën mendoni se është më së miri për ju? Si do që të vendosni me rëndësi është të grimoheni ashtu që t’i theksoni të gjitha bukuritë e fytyrës suaj.

Mënyra e grimit mundë të vendoset sipas sezonit vjetorë, sikurse vera që është e njohur me temperatura të larta dhe sasi të vogël të ‘make up’-it si dhe ngjyrave të larmishme të hijëzuesit, ashtu edhe dimri është më i përqëndruar në ngjyra më të mbyllura si dhe sfond më të trashë me të cilin mbulohen parregullsitë e vogla.
Make up në kohën e temperaturave të ulta nënkupton sfond më të mirë, ashtuqë grimimin e tillë do ta filloni me aplikimin e sfondit më të mirë në fytyrë, që do të thotë se para pudrës duhet të përdorni kremën hidratuese, e cila do ta mbrojë fytyrën tuaj.

Theksimi i syve fillon me bezh hijëzuesin të cilin do ta aplikoni mbi të gjithë qepallën. Pas kësaj përshkoni me hijëzues të kaftë përgjatë qepallës. Kur të mbaroni merrni nuancë më të ndritshme të hijëzuesit të kaftë dhe përshkoni ngadalë mbi pjesën e sipërme të qepallës menjëherë nën vetulla dhe pastaj në qepallën e poshtme.

Pas hijëzuesit merrni lapsin e zi të cilin e aplikoni në qepallën e poshtme menjëherë pranë linjës së lotëve të syrit. Kujdes që linja të mos jetë shumë e trashë, kurse shtrijeni vetëm në skaje e jo në tërë gjatësinë. Kaloni me brushë mbi këtë pjesë që të zbutni linjën.

Pastaj merrni hijëzuesin e bardhë të cilin duhet aplikuar në fillim të qepallës ashtuqë vizualisht të zmadhoni sytë e juaj. Pas hijëzimit është koha për maskarën me të cilën do t’i theksoni qerpikët tuaj dhe t’i bëni më të gjatë dhe më të bukur.

Buzët lyeni me ngjyrë të mbyllur buzëkuqi, dhe cilëndo që përzgjedhni është e nevojshme që ai t’i përshtatet ngjyrës së lëkurës suaj. Mund të zgjedhni mes ngjyrës së kuqrremtë, kafe, të kuqe ose nuancë më të errët trëndafili.

Pa marrë parasysh se cilën ngjyrë e përzgjedhni me rëndësi është që ta njihni mirë fytyrën tuaj dhe të dini se çka duhet të theksoni në të, e çka të fshihni. Vetëm kështu mundë të realizoni rezultatin e dëshiruar dhe të ndjeheni si yjet që keni mundur t’i shihni në televizion apo ekranet e mëdha. Është koha që të shkëlqeni.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ghani thotë se nga sulmi me kamion-bombë ishin vrarë më se 150 vetë

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, thotë se më se 150 vetë ishin...
Read More