Gruaja e Dritan Priftit përkujton ish-deputetin me një foto në përvjetorin e martesës



 

Para disa muajsh ish deputeti i njohur shqiptar Dritan Prifti u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të keqe. Herë pas here fëmijët e tij dhe bashkëshortja e kujtojnë atë nëpërmjet fotove dhe dedikimeve të ndryshme që bëjnë në profilin e tyre.

Mirëpo dita e djeshme, 25 maj, ishte një ditë e veçantë për familjen Prifti. Përpara 21 vitesh, ai dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre dhe këtë gjë e ka treguar gruaja e tij në profilin e vajzës së vogël.

Ajo ka publikuar një foto ku ish deputeti shfaqet i veshur dhëndër, ndërsa ajo e veshur nuse. Përmbi foto ka shkruar “25 maj 1997” duke e shoqëruar me dy zemra.

Siç dihet Dritan Prifti la pas edhe tre fëmijë, David, Tedi dhe Livia Prifti të cilët janë bërë shpesh pjesë e mediave pasi merren me modeling.

-640-0-5b081ea1cea52-640-0-5b081ea5d0d9f-640-0-5b081ea32cc88-640-0-5b081ea46f3b1-640-0-5b081ea074d5d-640-0-5b081ea862623-640-0-5b081ec7cec4a-640-0-5b081f9f8ef50
 
 
loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Basha: Protestuam si në çdo vend europian, nuk ka rrugë tjetër! Kryemadhi: Të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim të shkurtër në...
Read More