Gruaja e Michael Buble rrëfen muajt e vështirë, kur i vogli i tyre luftonte me kancerin

Bashkëshortja e këngëtarit Michael Buble, ka përshkruar momentet e vështira që ka përjetuar që prej çastit kur mori vesh për sëmundjen e djalit.

Në fillim Luisana Lopilatos i ishte thënë nga mjekët në Argjentinë, se djali kishte shyta. Por, mes frikës nga një tumor, ajo e dërgoi atë në Amerikë për analiza të mëtejshme. Frika e saj më e madhe, për fat të keq u shndërrua në realitet.

1

Picture 1 of 11

Në një intervistë televizive plot emocion në një kanalet më të famshme të Argjentinës, Luisana foli gjerësisht rreth tmerrit që përjetuan të dy pas diagnostifikimit të djalit të tyre me kancer.

“Falë Zotit, më e keqja mbaroi, por ky ishte një proces i gjatë dhe i vazhdueshëm”,- tha ajo shkruan “Daily Mail”.

“Është shkatërruese për çdo prind që të marrë një lajm të tillë, siç ne morëm për Noah kur ai u sëmur”.

Çifti kaloi shtatë muaj pranë krevatit të foshnjës.

Ajo tha se besimi i saj në Zot e ndihmoi atë të kalonte nëpër provën e hidhur. Dashuria dhe mbështetja e familjes së saj dhe e miqve, ka qenë ajo që i ka ndihmuar shumë.

Luisiana gjithashtu zbuloi se ajo dhe Michael u bën kaq të afërt gjatë sëmundjes së djalit, saqë kishin fjetur me të dhe me vëllain e tij Elias, të gjithë së bashku në një shtrat të madh.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 24 shkurt 2017

Dashi 21/3 - 20/4 Pushimet tuaja nuk kanë qenë aspak entuziaste dhe...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *