Gruaja e Xhelilit: Pas videos fshihet një dorë më e fortë



Tefta-Xhelili-1“Një gjë do t’i them vajzës dhe familjes së saj: Ajo është viktimë në këtë ngjarje, pasi pas saj fshihet një dorë më e fortë”

Tefta Xhelili, bashkëshortja e Shukri Xhelilit, flet për herë të parë pas publikimit të videos së bashkëshortit. Por, ajo thotë se do qëndrojë me burrin e saj deri në vdekje.

Bashkëshortja i drejtohet për herë të parë edhe vajzës që realizoi videon dhe thotë se atë e kanë përdorur për qëllime të tjera.

“Duke qenë një bashkëshort model, një prind i përkushtuar, një gjysh model, kurrsesi nuk do të bija pre e këtyre maskaradave. Fokus nuk ka qenë familja, por bashkia dhe për këtë jam më se e bindur”, shprehet zonja Tefta për Top Channel.

E pyetur nga Top Channel se si e kishte pritur ngjarjen, Tefta Xhelili thotë se nuk ka menduar asnjëherë që të divorcojë bashkëshortin e saj, duke përgënjeshtruar të gjitha informacionet që u dhanë menjëherë pas publikimit të videos.

Gruaja e ish-kryebashkiakut, është e vetmja nga familja e saj që po flet publikisht për ngjarjen.

Për Top Channel, ajo thotë se edhe familja e saj, dy djemtë dhe nuset e tyre kanë të njëjtin mendim me të.

Në qendër të këtij, sulmi thotë Tefta Xhelili, nuk ishte familja ime, por Bashkia e Dibrës. Por, çfarë mendon ajo për vajzën që realizoi filmimin.

“Një gjë do t’i them vajzës dhe familjes së saj: Ajo është viktimë në këtë ngjarje, pasi pas saj fshihet një dorë më e fortë”, shprehet bashkëshortja e Shukri Xhelilit.

Ndërkohë, të afërm të vajzës së përfshirë në skandalin e video-regjistrimit thonë se ndihen të kërcënuar dhe se kanë ndërmend të largohen nga Peshkopia.

Tefta Xhelili, thotë se ajo vetë iu ka kërkuar të gjithë të afërmve, miqve dhe atyre që e kanë mbështetur gjatë këtyre ditëve, që të mos bien pre e provokimeve.

Shehi: Shukri Xhelili s’duhej arrestuar

Për deputetin e LZHK-së, Dashamir Shehi, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili nuk përbën një rrezik nga ana penale. I ftuar sonte në emisionin “Tonight Ilva Tare” ai tha se “ka zullumqarë më të mëdhenj”, ndërkohë theksoi se janë persona më të rrezikshëm që nuk po arrestohen.

“Shukriu nuk përfaqëson asnjë rrezik nga ana penale. Unë nuk do ta kisha arrestuar, sepse krimi që ka bërë është një turp. Kur ndërkohë kemi 4 ditë, nuk arrestohet një person që i ka shitur drogë gjithë Europës. Ai që vrau policin këtu është arrestuar në Holandë. Nëse zullumi i Shqipërisë fshihet pas Shukriut, është hipokrite. Ai e mori dënimin e vet, u largua nga bashkia. Ky njeri është përçmuar, mirëpo gjithë shoqëria, i gjithë zullumi, nuk mund të fshihet pas Shukriut. Nuk është ky zullumqari më i madh, ky është një aga i vogël i provincës që politika e ka çuar në atë karrige, që bashkë me mandatin, t’i japin edhe një dashnore. Prandaj thashë që jemi shoqëri pak hipokrite – tha Shehi në Ora News.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

250+, programi që lidh akademinë me biznesin

Universiteti Europian i Tiranës materializon lidhjen e studentit me tregun të punës....
Read More