Gruaja i kërkoi divorcin, veterani i Forcave Ajrore kryen vrasje të trefishtë në familje

Veterani i Forcave Ajrore të SHBA ka kryer një krim të trefishtë brenda familjes, duke vrarë bashkëshorten e tij, njërën prej 4 vajzave që ai kishte përpara se ti vinte zjarrin shtëpisë dhe të kryente vetvrasje.

Mësohet se autori quhet Bob Ors, 51 vjeç vrau gruan e tij Charlene dhe vajzën 12 vjeçe, një prej trinjakeve në shtëpinë e tyre në Alabama pasditen e 7 korrikut.

Dy vajzat e tjera, së bashku me motrën 13 vjeçe morën plagë por arritën të mbijetojnë pas mjekimeve që morën në spital.

Sipas gjykatës, thuhet se Charlene i kërkoi divorcin para 9 ditësh dhe kujdestarinë e vajzave.

Nuk është e qartë nëse çifti jetonin të ndarë, por nëna që punonte si mësuese në shkollë fillore përmendi mosmarrëveshje kur përmendi divorcin me 28 qershor.

Ata të dy ishin njohur kur punonin në Forcat Ajrore dhe ishin martuar në vitin 1994.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Liderët më të suksesshëm, 4 këshilla për drejtuesit

  Liderët më të mirë janë ata që kanë vendosmërinë për të...
Read More