“Gulf”, Tabaku: Nuk ka funksionuar struktura e hetimit tatimor

Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ka një hetim në lidhje me falimentin e kompanisë Gulf.

Në një dalje për mediat nga selia blu, ajo tha se nuk besonte se do të penalizohen zyrtarë të lartë.

Ajo tha se gjatë gjithë kësaj kohë të operimit në treg të kësaj kompanie, është treguar se nuk ka funksionuar struktura e hetimit tatimor.

Përgjegjësia, sipas saj, duhet parë tek ministri dhe kryeministri.

Tabaku: Aktualisht po zhvillohet një hetim dhe ne do të presim kush do jenë rezultatet, megjithëse nuk kam besim që ne do të arrijmë aty ku ne duam. Në këtë rast mund të penalizohen disa individë të niveleve të ulëta, por jam e sigurt se nuk do të ketë të paktën hetime që çojnë në nivele më të larta.

Çfarë besojmë ne që ka lidhje me ministrat? Së pari mosfunksionimi i të gjithë strukturës për hetimin tatimor, mosgjobitja e kompanisë që lidhet me pjesë e Ministrisë së Financave. Së dyti, unë kam një deklaratë të Ministrit të Energjitikës që ka dalë garant për këtë investitor.

Sa kontrolle ka kryer Ministria i Energjitikës në këtë kompani për 5 vite për cilësinë e naftës që është hedhur në treg?

Ministria i Energjitikës sa e ka ngritur flamurin e kuq të rrezikut për këtë kompani, e cila operonte në një treg që pothuajse është monopol, nëse shiste të gjithë naftën e ARMO-s?

Çfarë kanë bërë strukturat përgjegjëse të ministrisë?

Unë besoj që politika duhet të ketë përgjegjësi dhe nëse një minisër i kësaj qeverie del dhe deklaron që del garant për cilësinë e investitorëve të huaj, që ka nisur punë ditën e parë të qeverisë, atëherë përgjegjësia është për t’u gjetur tek ministri dhe kryeministri”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bursa Pashko u akordohet 7 të rinjve ekselentë, por në vështirësi ekonomike

Për të dytin vit radhazi Instituti Europian Pashko dhe Universiteti Europian i...
Read More