Guterres: Autoritetet në Birmani ta ndalin dhunën kundër myslimanëve

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar nga autoritetet e Birmanisë që ta ndalin dhunën kundër minoritetit mysliman Rohingja në këtë vend.

Zoti Guterres mbrëmë tha se pjesëtarët e komunitetit Rohingja po ballafaqohen me situatë “katastrofale” humanitare dhe ka sinjalizuar se ai pajtohet me një vlerësim të mëhershëm, se aksionet e forcave të sigurisë së Birmanisë në shtetin Rakhine, paraqesin pastrim etnik.

Liderja e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, është kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar për trajtimin e minoritetit Rohingja në Birmani, shtet ky që është i njohur edhe me emrin Mianmar.

Mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur “shqetësim për raportet për dhunë të zgjeruar gjatë operacioneve të sigurisë” dhe ka kërkuar “hapa të menjëhershëm për ndaljen e dhunës në Rakhine, për uljen e tensioneve, ripërtritjen e ligjit dhe rendit dhe sigurimin e mbrojtjes së civilëve”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Samiti i BE-së: Dashuria e re gjermano-franceze

Ka kohë që Europa nuk ka treguar kaq unitet. Merkel flet me...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.