Gwyneth Montenegro nga Australia, historia e një eskorte..

Eksperiencat seksuale vitet e fundit kanë filluar të tregohen publikisht pa asnjë problem. Mediat botërore kanë publikuar shumë artikuj ku tregohen eksperiencat dhe po ashtu jepen këshilla lidhur me jetën seksuale.

Daily Mail së fundmi i ka kushtuar pak hapësirë historisë së rrëfimit të 39-vjeçaresh Gwyneth Montenegro nga Australia.

Gwyneth ka vendosur të rrëfej se ka fjetur me mbi 10 mijë meshkuj të ndryshëm, dhe ish-prostituta ka shkruar dhe një libër ku zbulon të fshehtat e zanatit dhe punën në këtë industri.

Montenegro thotë se e shkroi librin e saj “The Secret Taboo” me shpresën e përcjelljes së njohurive të saj dhe fuqizimin e prostitutave të reja, të cilat të zhgënjyera nuk kanë asnjë lek në xhep.

Libri i sipërpërmendur është kritikuar nga shumë persona të cilët pretendojnë se ai është një shtysë për gratë që të prostituohen.

Për Daily Mail, Gwythne thotë:

“Zgjodha të mësoja zonjat e reja se si të mbijetojnë si një eskortë. Ok, jo vetëm të mbijetojnë por edhe për të mësuar hiletë e nevojshme sesi të nxjerrin fitime marramendëse nga kjo industri.

Nuk ka nevojë të jeni femër “e nxehtë” por të jeni femra të pastra me guxim dhe bindje në vetvete, të keni energji të pashtershme dhe të jeni profesioniste… kjo është gjithçka që ju duhet”.

Gwythne Montenegro thotë gjithashtu se shumica e klientëve duan të ndihen të dëshiruar, të nevojshëm dhe të kërkuar.

Vështrimet e Montenegros janë për fuqizimin dhe profesionalizimin e femrave në këtë industri por gjithsesi shumë njerëzve u ngelet frika e faktit që shumë gram und të shesin trupin e tyre për përfitime monetare.

Epo vajza nëse e keni ndarë mendjen për tu futur në këtë industri të fuqishme, mos harroni, ndiqni gjithmonë këshillat e profesionistëve nëse doni të ecni me ritme të shpejta dhe të keni fitime të majme.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kazhani: Qëllimin e arrijmë kur media të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarit

Raporti i medias dhe politikës në një marrëdhënie të ndryshueshme mes “buzëqeshjes”...
Read More