‘Habilajt’: Çfarë dinte Ilir Meta dhe ‘implikimi’ i Berishës


Shpërthimi i skandalit të përgjimeve ka bërë që portalet të mbushen me supozime se çfarë qëndron pas këtij skandali dhe sa dinin palët për këtë çështje.

Sipas portalit Lapsi.al, LSI ishte e para që lajmëroi se Saimir Tahiri është shkarkuar si ministër për shkak të presionit të partnerëve ndërkombëtarë.

Kur u shkarkua Tahiri, Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ishte i pari (falë informacioneve që kishte për shkak të detyrës) që e plasi “bombën” publikisht.

“Në fakt, shërbimet e huaja, që kanë prova për lidhjet e Policisë me krimin, i kanë kërkuar Ramës që të shkarkojë Tahirin”, deklaroi Manjani.

Disa muaj më pas, vetë zëvendësi i Tahirit në ministri, Ilir Marko i LSI, do të deklaronte se motivi i shkarkimit të Saimir Tahirit ka ardhur nga partnerët ndërkombëtarë.

“Nëse Saimir Tahri do sqarime për motivet e shkarkimit lë të pyesë Edi Ramën për letrën ultimatum që i ka mbërritur në zyrë nga ndërkombëtarët”, pati thënë Marko.

Por a janë Habilajt të implikuar më thellë me politikën, pasi sipas dëshmive të ish-oficerit Dritan Zagani, ata kanë bërë trafik droge që nga viti 1998.

Habilajt nuk janë të panjohur as për opozitën, në kohën që ishte në qeveri. Sipas portalit Lexo.al, qeveria Berisha ka liruar në 25 janar 2012, një prej anëtarëve të kësaj familjeje, Artan Habilajt, në 25 janar 2012.

Ai u ndalua në Portin e Durrësit, pasi kishte me vete 86.500 euro të padeklaruara, për të cilat prokuroria nisi një hetim. Por më pas nuk doli asgjë për këtë person dhe nuk u shpjegua asnjëherë pse ai u lirua nga burgu.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Çfarë ndodh nëse nis lufta atomike? Ja 5 gjërat që duhet të dimë…

  Të dielën, Koreja e Veriut testoi një bombë me hidrogjen, 3...
Read More