Hacker-i që çmendi botën, nëna: Jetonte me qindarka, më tha se…

Arjana, nëna e Aldo Ymerajt, i cili dyshohet se nëpërmjet hakerimit të kartave të kreditit ka arritur të përvetësojë rreth 675 mijë dollarë, mohon implikimin e të birit në rrjetin e krimit kibernetik. Familja e tij ka qenë sot në gjykatë, e cila vendosi sot ekstradimin e tij për në SHBA. Prindërit e Aldos tregojnë se djalit të tyre në moshën 17-vjeçare i erdhi një ofertë nga Google, por ata e lejuan të shkonte.

”Absolutisht, e hedh poshtë. Jo se e kam djalë, por sepse e di që ai nuk lëndon dot askënd. Nuk do bënte gjëra që të dëmtonte askënd. Unë e njoh djalin tim… Është e vërtetë që ai është i zgjuar, është i shkathët. Kur ishte 17-vjeç i erdhi një ftesë nga kompania “Google” që ta punësonin, por ishte i vogël e unë se lashë se nuk dinim se si e qysh. Ai e donte atë fushë, por jam e sigurt se nuk mund të bëjë gjëra të jashtëligjshme”,-thotë nëna e të riut..

Me lot në sy, nëna e Aldos thotë se i biri, student i informatikës, jetonte me qindarkat e saj, të cilat ajo i fiton me djersë duke bërë disa punë. Më tej ajo tregon edhe këpucët e vjetruara të të birit si dhe gjendjen e vështirë pasi nuk po gjente punë.

”Ai studionte në degën Inxhinieri Informatike dhe kishte mbaruar vitin e dytë. Nga dhjetori po kërkonte punë dhe donte të zhvendosej në Tiranë, por nuk po gjente asnjë punë. Madje ishte i dëshpëruar dhe më tha se e kishin marrë në dy intervista, por nuk e kishin punësuar. Unë i rrija afër. Nuk e kam pasur djalin problematik kurrë. Ai ka studiuar në shkollë të mesme për pikturë dhe kishte shpirt artisti. Ka punuar edhe me të atin ndonjëherë, meqë ishte i mirë në punët e dizajnit”,-thotë nëna

Shkruar Nga
More from Revista User

Varroset Aldisoni, djali i dajës: Do prehen në të njëjtën varrezë

Përcillet për në banesen e fundit Aldison Behlulaj, i riu që studionte...
Read More