Hahn dhe Mogherini: Mbështetje për prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor


Bashkimi Europian mbështet perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, janë takuar me gjashtë liderët e rajonit, të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë.

Në deklaratën e përbashkët, Mogherini dhe Hahn shprehin angazhimin e tyre në rritje për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor drejt prespektivës europiane./TCH

Deklarata:
“Sot patëm një takim pune me liderët e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork për të ecur me tej me punën për rrugën e integrimit në Bashkimin Europian për të gjithë rajonin.

Ne rikonfirmuar mbështetjen e qartë të Bashkimit Europian për prespektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, siç është shprehur kohët e fundit si në nivelin e Këshillit Evropian, ashtu edhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor në fillim të shtatorit. 

Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian po rrit mbështetjen e saj ndaj të gjithë partnerëve drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë.
     
Ne jemi të kënaqur që udhëheqësit;  Presidenti Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës Dragan Çoviç, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i ish Republikës Jugosllave e Maqedonisë Zoran Zaev – konfirmuan angazhimin e tyre për të përforcuar punën e reformave, në veçanti për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të ruajtur dhe ndërtuar në këtë moment pozitiv”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Klaudia Pepa surprizon me foto shumë provokuese në Instagram

  Klaudia Pepa, balerina me famë në Itali, ka vendosur të surprizojë...
Read More