Hahn mbledh në Durrës Kryeministrat e Ballkanit

Ka nisur në Durrës samiti informal një ditor mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.

Në këtë takim është i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.

Integrimi ekonomik do të jetë në fokus të takimit informal që do të zhvillohet sot në Durrës mes komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn dhe Kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

Takimi do të mbahet në ambientet e vilave qeveritare dhe do të nisë në orën 09:40.

Në takim do të marrë pjesë dhe Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk e ka konfirmuar ende pjesmarrjen në takimin e sotem.

Në mesditë, Hahn dhe Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të bëjnë të ditura vendimet në një konferencë për shtyp.

Në orën 10:00 ka nisur mbërritja e delegacioneve, ndërsa kryeministria ka zbardhur dhe disa nga temat e diskutimeve si dhe axhendën.

Disa nga temat e diskutimit do të jenë:

Një vizion të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian;
Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1;
Marrëveshja Roaming;

Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

PROGRAMI I TAKIMIT
09.40 – Ardhja e delegacioneve
09.50 – FOTO Familjare
10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit
12.15 – Konferenca për Shtyp
*Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës
– Fjalë Kryeministri Rama
– Fjalë Komisioneri Hahn
– Pyetje (1 pyetje për secilin kryeministër).

Shkruar Nga
More from Redaksia

Klara Buda: ‘Pëshpërimë gruaje’, ose dashuria si akt rezistence

Në panairin e librit prezantohet romani i ri i Klara Budës, “Pëshpërimë...
Read More