Hajdarmataj zbret në Katania, e kishin në Shqipëri, por e çuan në Itali për ta pyetur

Prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara pritet të marrin sot në pyetje (në Itali) Moisi Habilajn, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me qëllim sigurimin e informacioneve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë, prokurorët e çështjes do të pyesin mbi gjithçka kushëririn e tij Moisi Habilaj, të arrestuar dhe nën hetim në Itali.

Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Katanias, si dhe hetuesit e grupit policor të “Guardia di Finanza”-s, si truri i narkotrafikut nga Shqipëria drejt Italisë.

Krahas, Moisi Habilajt, prokurorët shqiptarë do të marrin në pyetje edhe Maridian Sulajn dhe Nazer Seitin.

Për ironinë e fatit, Nazer Seiti do të pyetet në Itali, edhe pse koha e mjaftueshme për ta bërë këtë gjë ishte edhe në Shqipëri.

Nazer Seiti u ekstradua në Itali përmes polemikash ligjore duke sjellë një përplasje mes ministrisë së Drejtësisë dhe organit të akuzës mbi gjetjen e “fajtorit” se kush kishte ceduar nga procedurat juridike për të mundësuar ekstradimin e tij në Itali, aty ku për çudi vetë Seiti kishte pranuar të bashkëpunonte me prokurorët e Prokurorisë së Katanias.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mediat serbe: Një pëllumb i bardhë fluturoi mbi arkivolin e Ivanoviç

    Oliver Ivanoviç, lideri i ndjerë i serbëve të Kosovës, u...
Read More