“Hajduti” i dritave: I lidha për të karikuar telefonin. Gjyqtarit i kërkova burg, gjobën s’e paguaja dot

I arrestuar për herë të tretë për rilidhje të paligjshme të energjisë, 52-vjeçari Luan Komani iu lut në muajin gusht gjyqtarit të gatshëm ta linte në burg, sepse sipas tij, ai nuk ka asnjë mundësi ta paguajë detyrimin prej 200 mijë lekësh.

Duke folur për “Fiks Fare”, ai tregon arsyet se përse e rilidhte energjinë.

“Unë nuk kam vjedhur! I lidha për të parë televizorin dhe karikuar celularin. Fatura kishte vajtur 1.5 mln për 10 vjet. Burgun nuk e kisha provuar ndonjëherë! Qejf nuk kam të qëndroj në burg, por…”, thotë Luan Komani.

Ai rrëfen se edhe ato pak të ardhura që ka i shfrytëzon për të shkruar ndonjë libër.

“Kam bërë 22 libra! I kam të pabotuara! Aty kam hedhur mendimet e mia për bankën, punën, fshatin në përgjithësi. Jam financier dhe kam punuar bankier tek ish-banka e Kursimeve”, shton ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbardhet misteri i fustanit që “tërboi” botën

Të gjithë na kujtohet dilema e famshme për fustanin i cili hutoi...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.