Hakerat kinezë vjedhin sekretet ushtarake

255844_m

Zyrtarët shtetërorë që në 11 korrik të këtij viti ishin në flotat aeroplanmbajtëse të SHBA të quajtura Ronald Reagan janë sulmuar kibernetikisht nga hakerat kinezë.

Lajmi është publikuar nga prestigjizoja Financial Times . Qëllimi i këtij sulmi ishte për të marrë informacione mbi lëvizjet dhe aksionet ushatrake të Washingtonit. Pesë gjyqtarë të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë hodhën poshtë çdo pretendim kinez,duke e akuzuar Pekinin për shkelje të sovranitetit në Manila.

Virusi ishte projektuar për të kopjuar informacion nga kompjuteri ose të shkarkonte viruse të tjera. Qëllimi i hakerëve kinezë ka qenë për të vjedhur informacion mbi manovrat ushtarake dhe mbi kontrollin e sistemeve të Marinës në Shtetet e Bashkuara. Flota USS Ronald Reagan dhe ekipi i tij, lundroi për 53 ditë në Paqësorin perëndimor gjatë këtij viti.

Në pranverën e vitit 2015 Washington ka zbuluar se ai kishte pësuar vjedhjen e të dhënave personale, duke përfshirë edhe ato të forcave ushtarake speciale dhe agjencive të sigurisë, të detyruar me ligj për të siguruar të gjitha informatat në lidhje me statusin e tyre familjar, të njohurit e tyre, llogaritë bankare.

Për të qenë të qartë, hakerët kinezë do të kishin kopjuar të dhënat mbi shëndetin, zakonet, të afërmit, kontaktet e punonjësve të CIA-s, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe forcave ushtarake speciale.

Por edhe një herë u konfirmua se hakerat nuk janë aspak të lidhur me qeverinë e Pekinit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Armina Mevlani ka një thirrje për kryebashkiakun Veliaj: Erion mjaft

Blogerja e njohur Armina Mevlani, i është bashkuar fushatës kundër vrasjes së...
Read More