Hakerët e Koresë Veriore dyshohen për sulme kibernetike

Korea a Veriut dyshohet se po i intensifikon sulmet kibernetike, duke vjedhur monedha virtuale bitcoins, thonë ekspertët e sigurisë në Korenë Jugore.

Në një raport nga hulumtuesit për siguri, FireEye, thuhet se që nga muaji maj, hakerët e Koresë së Veriut kanë sulmuar së paku tri shkëmbimore të monedhave virtuale në Korenë e Jugut.

Raportet nga lajmet lokale në Korenë Jugore raportojnë për vjedhje të më shumë se 3.800 monedha bitcoins në vlerë prej 15 milion dollarësh, ndërsa FireEye thotë se nuk ka shenja të qarta nëse Korea e Veriut është e përfshirë në këtë rast.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Protesta vendimtare”, “Do të gdhihemi para parlamentit…”

Një protestë e madhe, “protesta vendimtare” siç po cilësohet, që synon të ndalojë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.