Haki Çako kërkohet në Shqipëri, por del në SHBA

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, që po zhvillohet në Philadelphia USA, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, zhvilloi një takim me zotin Raymond Villanueva, Drejtor i Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve.

Gjatë takimit, Villanueva vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare te SHBA-ve sidomos në rastet e parandalimit dhe hetimit të krimit kibernetik dhe në veçanti në parandalimin e krimit kibernetik ndaj të miturve.

Çako dhe Villanueva diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tilla si siguria kibernetike, emigracioni i paligjshëm, hetimi i krimit financiar etj. Villanueva e ftoi Z.Çako për vizitë në Selinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Ëashington si dhe ofroi vizita studimore në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Ëashington për punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë si ekspertë të hetimit të krimit kibernetik dhe të zbulimit të provave në programet kompjuterike.Qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja me metodat dhe teknologjinë më të përparua për hetimin e krimit kibernetik, me qëllim rritjen e sigurisë kibernetike.

Drejtori Çako falënderoi Z. Villanueva për bashkëpunimin si dhe për ndihmën që ShBA i kanë dhënë në vazhdimësi Policisë së Shtetit. Konferenca është duke vijuar punimet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do zhvillojë të tjera takime bilaterale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sekuestrohet drogë në një kamionçinë, 3 në pranga. Kush është ‘bosi’ nga Lezha që drejtonte trafikun​

Sekuestrohen mbi 25 kg lëndë narkotike në një kamionçinë në Lezhë, ndërsa...
Read More