“Haklaj po priste Berishën, jo Azem Hajdarin”



berishaIsmet Haxhia, që sapo ka kryer dënimin me burg me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e Azem Hajdarit, thotë në një intervistë për gazetën Dita, se Fatmir Haklaj po priste atë natë Sali Berishën, për ta ekzekutuar.

“Vrasja e Azem Hajdarit është një vrasje e inskenuar nga brenda e jashtë partisë së tij, sidomos e kundërshtarëve politikë, të cilët ia kishin frikën e prirjeve të tij për organizime kriminale kundër pushtetit”.

“Vëlla im, Izeti, më pati thënë se Azemi, ditën me makinë dhe jo natën me këmbë, kalonte në atë rrugë ku u vra. Andej, pas orës 8 të mbrëmjes kalonte Berisha për në shtëpi, orë që korrespondon edhe me orën e pozicionimit të vrasësve aty. Besoj se Haklaj donte të vriste Berishën, gjë që e kishte deklaruar jo njëherë dhe ai ishte i prirur edhe për më shumë se aq. Njëherë ai i pati deklaruar Izetit se ‘Berisha nuk do të ishte gjallë, po të mos ishe ti pranë tij’. Në fakt, sa herë që Izeti nuk ka qenë në eskortën e tij për arsye familjare, atij i kanë ndodhur incidente. Kujto 20 qershorin e vitit 1997, kohë kur ish-presidentin Berisha e kanë penguar të hynte në Bajram Curri, grupi i Fatmir Haklajt, pasi janë siguruar se në eskortën e tij mungonte Izeti”.

Sipas Haxhisë, nxjerrja në kurth e Azem Hajdarit ishte një skenar i kurdisur nga brenda PD-së.

“Pse drejtuesit e PD fshehën celularin e Azem Hajdarit, apo se aty do të zbulohej telefonuesi i vërtetë që njoftonte Azemin dhe që ishte pjesë e skenarit të ndërtuar në pak minuta e që e çoi atë drejt vdekjes? Pse askush nuk e përmend faktin që Azemi atë natë doli me pistoletë Zastava me silenciator, e gjetur në vendin e ngjarjes, të cilën e mbante pa leje? Imagjino Azemin e armatosur përballë Fatmir Haklajt. Vrasja ishte tepër e sigurt”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Berisha: Njoftimi i Ambasadës së SHBA për protestën si e shkruar nga Ruçi

“Ishte një njoftim sikur të ishte shkruar në zyrat e Partisë Socialiste....
Read More